Në takimin e Komisionit të Shëndetësisë, Uran Ismaili tregoi që komisioni parlamentar është në përkrahje të Ministrisë për të siguruar buxhet për mbrojtje nga koronavirusi.
Ismaili tha se mungesa e miratimit të buxhetit mund të shkaktojë vonesa në plotësimin e kërkesave tepër të rëndësishme të profesionistëve shëndetësor.
“Investimet që po kërkohen nga profesionistët shëndetësor duhet të përkrahen me çdo kusht”, ka thënë ai.
Ish-ministri i Shëndetësisë, shtoi se jemi në një pikë ku nuk kemi kohë për të pritur dhe se çdo ditë duhet të merren veprime që mobilizojnë stafin shëndetësor.
Gjithashtu Ismaili theksoi se mbrojtja e punëtorëve shëndetësor duhet të jetë prioritet kryesor dhe se kërkesat që ka marrë Ministria për investime nga profesionistët shëndetësor, duhet të mbulohen.
Për më tepër njeriu i dytë më i votuar në Prishtinë në listën e PDK-së, tha se duhet të shikohen të gjitha opsionet se ku mund të blihen barnat dhe për këtë mund të kërkohet ndihmë edhe nga ndërkombëtarët.
Sipas tij prioritet tjetër duhet të jetë fuqizimi sa më i madh i pikave kufitare pasi që të infektuarit vijnë nga jashtë.
Ai tha se duhet të konsiderohet distanca sociale mes popullatës dhe ato vende që janë shumë të populluara duhet të kontrollohen.
“Është më mirë të përgatitemi tani, komisoni parlmanetar do të ju përkrahë. Nëse ju duhet zëri ynë për rritje të buxhetit, ne do të ofrojmë ndihmën tonë”, ka thënë ai./Reporteri/