×
  • Lajme
  • Lajme

    Si e kishte kërcënuar dhe mposhtur Grenell, kancelaren Merkel, kur ajo s’pajtohej me kërkesat e administratës Trump?

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 12:15

    Skena politike kosovare me gjasë që një kohë të gjatë nuk është përballë me një diplomaci kaq të ashpër, se tash që po përballet me Richard Grenell.


    Shefi i Agjencive të Intelegjencës Kombetare dhe i derguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi nuk komunikon shumë ‘për rrotulla’, shkruan Reporteri.

    Që prej se është angazhuar për një marrëveshje mes të dy paleve, Grenell është treguar tejet i rreptë. Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri një përpjekje për ta hequr pjesërisht taksën e duke mos vendosur reciprocitetin.
    Por, as këtë nuk ia pranoi Grenell. Tha se ‘duhet të hiqet krejt’ dhe se ‘Kurti po bën një gabim serioz’ në këtë pikë.

    Richard Grenell, që është edhe ambasador i SHBA-ve në Gjermani e kishte trazuar edhe skenën politike në Gjermani. Madje e kishte ‘detyruar’ kancelarën gjermane, Angela Merkel të përfundojë disa projekte që amerikanët i kërkonin.

    Në një intervistë për Rubin Report, Grenell ka shpjeguar se ‘kishte paralajmëruar gjermanët se nëse këto projekte nuk kryhen, ata do të përballen me tweeta të rëndë’. Dhe, ato projekte ishin realizuar më pas.

    “Nuk dua të jem politik këtu, por le të flasim me fakte. Barak Obama ishte gjerësisht i popullarizuar në Gjermani, shumë i popullarizuar. Gjermanët e donin atë. Pra para fushatës, dhe e ruajti këtë popullaritet, njerëzit e donin, por ai nuk bëri realizoi asnjë nga programet e tij të nënshkruara dhe as politikat e tij, dhe unë e mendoj këtë. T-TAP që ishte një program i nënshkruar ekonomik i Obamës, gjermanët e “vranë” atë. Ata literalisht e lanë zjarrin që ta vrasë atë.
    Nors stream 2 – Ne i thamë mos e ndërtoni, ata nuk do ta ndërtonin atë.
    Jakob Denzinger, roja nazist i cili jetonte në Neë York për 12 vjet. Gjykata amerikane tha largojeni nga aty, ai na gënjeu, ne e duam atë mbrapsht në Gjermani. Gjermanët nuk pranonin ta merrnin. Gjatë 8 viteve të administratës Obama, ata pyesnin, do ta merrni këtë roje të burgjeve naziste, ata e injoruan.
    Shpenzimet e mbrojtjes – ne pyetëm në mënyrë të sjellshme a mund t’i rrisni shpenzimet e mbrojtjes, ne mendojmë se duhet të jeni anëtarë më i mirë i NATO-s, ata nuk e bënë këtë. Kështu, të gjitha këto probleme u zgjidhën nën administratën e Trump. Unë në të vërtetë ia kam thënë kancelares Merkel dhe ministrave në Gjermani, se duhet të përballemi me disa tëeet të vështirë, do të duhet të përballemi me shtyerje dhe brinjë sepse mënyra e vetme se si mund ta lexojmë këtë është se stili i Donald Trump ka funksionuar”, thotë ai./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!