Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kabinetin e tij qeveritar do ta zhvendos nga ndërtesa e qeverisë në Prevallë.
Mbledhja e gjatë e kabinetit qeveritarë që është këtë të shtune do të mbahet në Bjeshkët e Sharrit, ku do të diskutohet programi qeverisës i koalicionit LDK-LVV, shkruan Gazeta inFokus.
Haki Abazi, zëvendëskryeministri e ka konfirmuar këtë takim që do të mbahet në Prevallë duke mos dhënë arsye pse do të mbahet në Prevallë.
“Nga ora 7 e mëngjesit deri në mesnatë do të mbahet mbledhja e gjithë kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, duke mos bërë të ditur se sa persona do të marrin pjesë në këtë takim”.