×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon deputeti – biznesmen, iu shfuqizua vendimi që ia favorizonte biznesin me duhan

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 17:00

    Deputeti i AAK’së, Gazmend Abrashi, ka reaguar pasi Qeveria Kurti shfuqizoi sot dy vendimet e Qeverisë së Ramush Haradinajt për heqjen e akcizës për prodhimin e duhanit.


    Ministri i Financave, Besnik Beslimi tha vendimi çrregullonte tregun dhe se ka qenë preferencial.

    Ky vendim i Haradinajt i konvenonte ish-këshilltarit të Haradinajt tash deputet, Gazmend Abrashit, i cili është pronar i fabrikës së vetme për prodhimin e duhanit në Gjilan.

    Abrashi thotë se me vendimin e sotëm, Kurti i ka vënë akcizë prodhimit vendor, ndërsa tregon se si do ta pengojë tani punën e fabrikës së tij shfuqizimi i vendimit që në vitin 2018 i hoqi akcizën.

    Shkrimi i plotë i Abrashit:
    Hiqen tarifat për produktet e Serbisë e ngritim akciza për prodhim vendor!
    Qeveria e Kosovës duhet të bëj analiza më të qëndrueshme kur vepron nē politika fiskale për tē mos shkaktuar dëme ekonomisë së vendit.
    Fabrika e duhanit në Gjilan është një ndër fabrikat e pakta nē Kosovë që pas privatizimit është aktivizuar për prodhim me shumë investime dhe punë.
    Fabrika pas 18 viteve ka filluar prodhimin, me potencial për punësimin e së paku 100 punëtorëve në prodhim. Një produkt vendor ka filluar të hyj në treg, shteti ka fituar një tatimpagues të ri, më i madhi në komunën e Gjilanit.
    Fillimi i prodhimit në Fabrikën e duhanit në Gjilan ka dhënë rast që të aktivizohen fermerët e kultivimit të duhanit në Anamoravë dhe Gjakovë që ka traditë të gjatë në këto treva.
    Të gjitha këto i vë në pyetje një vendim i ngutshëm i qeverisë i pa analizuar mirë dhe paragjykues.
    “Diçka për prodhimin vendor”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!