×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 94-vjeçari nga Vushtrria që kishte 23 fëmijë dhe tri gra

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 20:00

    Vdes plaku më i njohur nga fshati Druvarë i Vushtrrisë, i cili kishte 23 fëmijë dhe ishte i martuar me ti gra.


    Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar faqja zyrtare e fshatit në Facebook, ku ka lajmëruar edhe për varrimin e të ndjerit.

    Hajzer Bojku ishte 93 vjeçar dhe gjatë kësaj kohe rrëfen për sfidat e jetës ku ndër të tjerat tregon se ai ishte i martuar me tri gra dhe kishte 23 fëmijë, shkruan Reporteri.net

    “Jam martuar në moshën 18 vjeçare dhe i kam pasur tre fëmijë me gruan e parë, pasi më vdiq gruaja e parë u martova me të dytën dhe i bëra gjashtë djem, por edhe atë e vrau reja, e gjeti vdekja. Baballaku im hulumtonte, dhe më gjetë gruan e tretë. Kjo i kishte 19 vjeç ndërsa unë 45, por u martuam me pajtim”, rrëfen plaku nga Vushtrria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!