Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka shkruar për pasojat e mundshme që mund të ketë Qeveria Kurti dhe Kosova nga një konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gazeta ka shkruar se Richard Grenell është i dërguari special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
„Me një paralajmërim të ashpër në Twitter, ai (Grenell) iu drejtua Qeverisë në Prishtinë, meqë ajo doli kundër Uashingtonit“, shkruan gazeta.
Sipas FAZ, kreu i ri i qeverisë kosovare, Albin Kurti, me sa duket ka hyrë në një konflikt të hapur me presidentin amerikan Donald Trump.
„Kjo është e jashtëzakonshme, sepse të gjithë kosovarët e dinë që çlirimi i Kosovës nga sundimi i Beogradit në 1999, nga bombardimet e NATO-s të Serbisë dhe shpallja e pavarësisë e vitit 2008, janë kryesisht për shkak të Shteteve të Bashkuara“, ka shkruar gazeta gjermane.
FAZ shkruan se deri më tani asnjë kryeministër nuk e ka pasur guximin të dalë kundër qëndrimeve të Uashingtonit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.