×
  • Sport
  • Sport

    Më në fund: Pas 8 muajsh do ta shohim Arbër Zenelin duke luajtur

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 10:28

    Momenti i shumëpritur për Arbër Zenelin vjen.


    Pas 8 muajsh, mungesë për shkak të një dëmtimi të rëndë, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është grumbulluar nga skuadra e tij Reims për ndeshjen e kësaj fundjave në Ligue 1 ndaj Monacos.

    Klubi i Reims ka komunikuar se Zeneli është pjesë e listës së 18-të lojtarëve të grumbulluar për takimin e radhës. 25-vjeçari u dëmtua në ndeshjen e 7 qershorit kundër Malit të Zi (1-1) ku dëmtoi keq gjurin.

    Pasi arriti të rikuperohej fizikisht, në janar sulmuesi nisi të përgatitej me ekipin dhe pas më shumë se 8 muajsh ka mundësinë të luajë.

    Në këtë mënyrë, Zeneli do të jetë në formën për sfidën kundër Maqedonisë së Veriut, sfidë që vlen për kualifikimin në EURO 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!