×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është hoteli luksoz ku është mbledhur Qeveria Kurti

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 11:28

    Momentalisht Qeveria Kurti po mbajnë mbledhjen për të diskutuar programin qeverisës 2020-2023, ku prezent është edhe kryeministri, Albin Kurti.


    Mirëpo, kabineti qeveritar po mban mbledhje në një vend jo të zakonshëm, në hotelin “Sharr” të Prevallës, shkruan Reporteri.net

    Ashtu siç dihet hotel “Sharr” është njëri nga vendet më luksoze dhe më të shtrenjta. Ky hotel karakterziohet me pamjen mahnitëse, dhomat ekskluzive dhe me pishina super luksoze.

    Ky hotel ka pamjen nga një lartësi mbidetare dhe preferohet për relaks, teksa kabineti qeveritar në këtë vend po mban mbledhjen për të shqyrtuar programin qeverisës.

    Theksojmë se nuk dihet se a do të qëndrojnë ende, ku çmimi për të kaluar natën në këtë hotel kap shifrat e mëdha.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!