Nicky Butt, një legjendë e Manchester Unitedit ka folur për Adnan Januzajn
Mesfushori me origjinë nga Istogu kishte shpërthyer te Manchester United gjatë një sezoni, aq sa në sezonin vijues klubi ia dha numrin 11, shkruan Reporteri.net
Janzuaj më pas filloi me paraqitje jo të mira te United që e çuan atë në huazime te disa klube para se të shitej përfundimisht nga klubi anglez.
Nicky Butt ka thënë se nëse Adnani do ta kishte mentalitetin e Ryan Giggsit sot do të ishte superyll.
“Unë mendoj se Adnani do të duhej të kishte qenë një superyll botëror. E mbaj mend që pata folur me Steve Bruce në një zyrë para një ndeshjeje kundër Hull Cityt gjatë kohës kur Ryan Giggs e mori detyrën e trajnerit. I thashë Steve-t: “Adnani është po aq i mirë sa ai” dhe bëri gisht drejt Ryanit. Ai më tha që s’ka mundësi, por pas ndeshjes e pranoi që Adnani ishte top, top lojtar”, ka thënë Butt.
“Pastaj ishte një zhgënjim i madh. Ai ka vazhduar dhe e ka bërë një karrierë, kështu që është e vështirë ta them. Por, mendoj se mund të ishte bërë superyll nëse do ta kishte pasur mentalitetin e Ryanit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.