Përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka reaguar lidhur me mbledhjen e Qeverisë që po mbahet në Prevallë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qeveria ka shkuar në Prevallë pa mëditje, pa skija dhe pa turizëm ndërkombëtar e nuk kanë shkuar në Bullgari që tu hipin skijave dhe të marrin mëditje.
“Kjo dëshmon qartë se sa të papërvojë janë në hajni edhe Kryeministri edhe Qeveria. Mozomakeq!” ka shkruar Kurteshi në Facebook.
Postimi i plotë në Facebook:
MUNGESA E PËRVOJËS QEVERITARE!
Shih ti, Qeveria ka shkuar në Prevallë për mbledhje pune tërëditore, pa mëditje, pa skija, pa turizëm ndërkombëtar!
Kryeministri i papërvojë nuk ka shkuar në Banjsko të Bullgarisë edhe t’u hipin skijave, edhe të marrin mëditje, edhe shtesa për orar të zgjatur, edhe turizëm ndërkombëtar, edhe…
Kjo dëshmon qartë se sa të papërvojë janë në hajni edhe Kryeministri edhe Qeveria. Mozomakeq!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.