×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili: Shkuarja e Qeverisë Kurti në hotelet e Prevallës tregon se deri tani janë marrë me pazare për pozita pa plan qeverisës

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 15:20

    Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënëbse shkuarja e kabinetit qeveritar të Albin Kurtit në hotel në Prevallë për të hartuar programin qeveritar, është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës, për të cilin siç thotë Ismaili, gënjyen se e kishin që para gjashtë muajsh.


    Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se gjithë këta muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve, partnerët e koalicionit VV-LDK po del se i kanë shpenzuar për pazare për poste e jo për program.

    “Vikendi në një hotel në Prevallë i Qeverisë Kurti është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës, për të cilin gënjyen se e kishin që para gjashtë muajsh. Kjo tregon se tërë ata muaj negociatash mes partnerëve – nuk ishin shpenzuar fare për program e parime, por për ndarje postesh e privilegjesh. Mungesa e programit dhe buxhetit ka paralizuar institucionet e Kosovës, duke shkaktuar ngecje në çdo sektor. Për fat të keq, përveç kohës që u humb paraprakisht, pasojat e mungesës së planit do të ndjehen nga qytetarët gjatë muajve të ardhshëm”, ka thënë Ismaili.

    https://www.facebook.com/uismaili/posts/568235890440976?__xts__%5B0%5D=68.ARAr1SsVSCe4WouwYPg6yld6MZT8tP8hlD5w4FSnT8Bmgft6zVl3HpvLMlprojuSTU4beTGA1EtfTDB8OkLFfNE-kIBibdgV6G0SmR6KTKbSceursUTDJbCjC1TZk5CD1c_DvTXMFxuUtMZj7rcW9eHM2j6o3frNFI0qrYYQsRVvh09ZQKxQQcihvK46o-C0oxEvstiKFLrEUy8ewD2G237RQb8F05eC9ExeoeeKcWaPEqsW6NPDxreKhkQCVA2tnG1uyedRsgR3HVYW28YPGSWPG8NbEKSUzp21KxPbMzityRpvoswW12PzdzYiIEcgeA_wOV-8Zr-rELE59Bc&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!