×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se nuk ka më investime në autostrada, do të investojë në kanalizim e ujësjellës

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 15:37

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar në Prevallë, ku u prezantua Drafti i Programit Qeverisës.


    Kurti para ministrave ka thënë se për më pak se një muaj qeverisje janë bërë shumë punë duke filluar nga çkapja e shtetit, duke përmirësuar bordet e ndërmarrjeve publike në të cilat ka pasur keqpërdorime të parasë publike dhe duke reduktuar shpenzimet e panevojshe, shkruan Reporteri.net.

    Ai para ministrave të tij ka thënë se janë bërë shumë punë, por megjithatë kanë edhe shumë sfida përpara.

    Ndërsa, sa i përket investimet në autostrada duket se do të marrin fund me ardhjen e Albin Kurtit në krye të ekzekutivit. Tash e tutje, investimet do të fokusohen në kanalizim, ujësjellës e trotuara.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Investimet në infrastrukturë do të fokusohen në rrjetet e kanalizimeve, ujësjellësve, trotuarve dhe ndriçimeve për të rritur sigurinë, pastërtinë, dhe mobilitetin, por edhe në zgjerimin e rrugëve të cilat lidhin komunitetet”, ka shkruar Kurti.

    Kurti ka përmendur edhe 10 temat kryesore të cilat do t’i trajtojnë në mbledhje të prira nga sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!