×
  • Sport
  • Sport

    Koronavirusi nuk kursen as futbollin: Klubi italian vendoset në karantinë

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 15:42

    Pianeze, klubi nga Toskana e Italisë, është vendosur në karantinë pasi tre lojtarë dhe një anëtar i stafit rezultuan pozitiv në testin e koronavirusit.


    Njëri nga lojtarët i shfaqi simptomat fundjavën e kaluar, teksa skuadra kishte udhëtuar në Aleksandri në kuadër të ndeshjeve të Serisë C, ndërkohë ndeshjet e Pianezes janë pezulluar tashmë për 15 ditë.

    “Në këto momente kemi 4 të prekur me koronavirus. I pari ishte një lojtar i ri i cili shfaqi temperaturë të lartë dhe dhimbje koke të dielën e kaluar. Aktualisht, kemi vendosur në karantinë për një periudhë 15 ditore të gjithë lojtarët, stafin teknik dhe menaxherët që morën pjesë në udhëtimin e fundjavës së kaluar,” pohoi një zëdhënës për shtyp i klubit italian.

    Italia është vendi Europian më i prekur nga koronavirusi, me 21 të vdekur dhe më shumë se 800 të infektuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!