Shkallët që dërgojnë tek stacioni i autobusëve në kryeqytet frekuentohen në masë të madhe nga qytetarët.
Mirëpo deri sot ato ishin në gjendje të mjerueshme, duke bërë kështu kalimin e pamundur për të moshuarit, të cilët mund të pësonin ndonjë lëndim po t’i binin andej, shkruan Reporteri.net.
Gjendja përkeqësohej sidomos kur kishte të reshura shiu e bore, siç ndodhi dje.
Tre muaj më parë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, paralajmëroi se rregullimet e duhura te këto shkallë janë duke u bërë, gjë që edhe bllokoi pothuajse tërësisht atë pjesë.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159135685177166
Rregullimi i tyre ka përfunduar sot, çka ka gëzuar edhe qytetarët të cilët tani do ta kenë më të lehtë të kalojnë në atë pjesë.
Për këtë projekt “madhështor” pritet që kryetari Ahmeti përmes rrjeteve sociale të njoftojë për rregullimin e tyre, ashtu siç kishte bërë edhe gjatë procesit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.