Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së 20’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Të dyja skuadrat treguan futboll të bukur për gjatë 90’të minutave lojë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku prezent ishin rreth 5 mijë shikues, shkruan Reporteri.net.
Edhe pse kishte mjaft raste për shënim, por ky derbi nuk i kënaqi tifozët e pranishëm, pasi nuk u shënua as edhe një gol.
Tani, Ballkani mbanë pozitën e parë me 41 pikë, i ndjekur nga Drita që zë vendi e dytë me 40. Ndërkaq, Prishtina qëndron në vendin e katër ku ka të grumbulluara 38 pikë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.