×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët e Londrës mbledhin rreth 160 mijë euro ndihmë për familjet në nevojë

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 19:26

    Shqiptarët që jetojnë në Londër kanë dhuruar rreth 160 mijë euro në një aktivitet humanitar për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.


    Në tubimin e organizuar nga biznesmeni i suksesshëm në Londër, Xhavit Krasniqi, krahas udhëheqësit të kësaj shoqate Halil Kastrati kanë marrë pjesë edhe shumë personalitete nga jeta publike në Kosovë e Londër.

    Tubimin e kanë përshëndetur edhe kryetarët e komunave ku do te shkojnë mjetet e grumbulluara, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe ai i Suharekës Bali Muharremaj./portali.info

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!