Skuadra e Ballkanit ka barazuar sot në “Fadil Vokrri” kundër Prishtinës, ku klubet luajtën mirë, por pa gola.
Takimi u zhvillua në praninë e më shumë se 6 mijë tifozëve, edhe pse gola nuk kishte, Ballkani me një pikë të fituar nga ky takim kap kreun e tabelës, shkruan Reporteri.net.
Me këtë barazim, suharekasit qëndrojnë në vendin e parë në tabelë me plotë 41 pikë të grumbulluar, ku e ndjek Drita me 40 pikë e Prishtina rrinë prapa me 38 sosh.
E veçanta e gjithë kësaj është se fotografia e profilit zyrtare të tekniku, Ismet Munishi në ”
Facebook” ka ndryshuar, “Baba” ka vendosur një fotografi montazh, ku shihet si mbret në një karrike të madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.