Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka akuzuar Qeverinë Kurti për mungesën e programit qeverisës prej disa muajsh, ndërsa ka thënë se koalicioni aktual siç e kanë nisur bashkëpunimin e tyre nëpër hotele private, njësoj po veprojnë edhe tani duke ikur në qendra skijimi për të punuar.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se pret që Qeveria Kurti t’i ybresin skijave dhe të kthehen në institucione me program qeverisës.
Deklarata e plotë e Avni Bytyçit:
Premtuan që vendimmarrjen do ta bartin në institucione. Edhe pse e filluan në qoshe të hoteleve, e vazhduan pastaj në Kuvendin e Kosovës kinse për t’i dhënë frymë institucionale bashkëqeverisjes së tyre.
Na thanë që programin e kanë gati e që ju duhen vetëm 72 orë për ta bërë qeverinë.
Kështu që, kaluan gati gjashtë muaj. Qeverinë e bënë, por, programin nuk e prezantuan.
E për ta bërë programin, ata u zhvendosën nga institucionet nëpër vila private në Prevallë.
Shpresoj që pasi t’i zbresin skijave të na kthehen nëpër institucione me një program.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.