×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti adhurues i madh i serialeve, ka të shikuara 4 mijë episoda

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 21:27

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përpos angazhimeve të shumta po del të jetë adhurues i madh i serialeve.


    Në bazë të statistikave, që kur Ahmeti është bërë pjesë e aplikacionit TV Time ka shikuar hiç më pak se 4 mijë episoda apo përthyer në muaj, i bie 3 muaj e 26 ditë e 13 orë, shkruan Reporteri.net.

    Këto statistika i ka publikuar vetë kryetari Ahmeti në profilin e tij në këtë aplikacion.

    Në bazë të statistikave vetëm në 7 ditët e fundit, Ahmeti ka shikuar gjithsej 16 episoda.

    Zhanret që ka shikuar më së shumti Ahmeti janë komedi, dramë dhe aksion.

    Ndryshe TV Time është aplikacion që mbledh adhuruesit e serialeve. Ky aplikacion u mundëson përdoruesve që gjithashtu të reagojnë dhe të komentojnë episodet brenda komunitetit të aplikacionit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!