Bashkimi ka fituar derbin e vjetër ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 89:82 (28:13, 10:36, 25:23, 26:10) në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Takimi ishte shumë interesant dhe me shumë kthesa gjatë ndeshjes. Prizrenasit e nisën më mirë takimin, duke e fituar çerekun e parë 28:13. Por, në periudhën e dytë u kundërpërgjigjën prishtinasit, 10:36, për të shkuar në pushim me rezultat 38:49.
Perioda e tretë ishte e barabartë në parket (25:23), derisa në 10 minutat e fundit, vendasit u treguan më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 26:10 dhe për të triumfuar në fund me rezultat 89:82.
Te Bashkimi u dalluan Stevie Clark me 17 pikë, 12 kërcime e nëntë asistime dhe Terik Bridgeman me 22 pikë, kurse te Sigal Prishtina, më i miri në parket ishte Anthony Goods me 22 pikë.
Bashkimi tani ka 14 fitore dhe nëntë humbje, kurse Sigal Prishtina 17 fitore dhe gjashtë humbje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.