Skuadra e Ballkanit ka barazuar sot në “Fadil Vokrri” kundër Prishtinës, ku klubet luajtën mirë, por pa gola.
Takimi u zhvillua në praninë e më shumë se 7 mijë tifozëve, edhe pse gola nuk kishte, Ballkani me një pikë të fituar nga ky takim kapi kreun e tabelës, shkruan Reporteri.net.
E ajo se çfarë u diskutua më së shumti rreth këtij derbi që dhuroi pak për tifozët, ishte deklarata e Ismet Munishit, “BABA”, ku për një moment tha se vetëm ai dhe Challandesi mund ta mbushin “Fadil Vokrrin” me 8 mijë tifozë.
“Vetëm unë dhe Challandes i bëjmë nga 8000 shikues këtu”, tha Munishi pas ndeshjes.
Ndërkaq, për sa i përket numrit të saktë të tifozëve në “Fadil Vokrri”, të pranishëm ishin plotë 7,032 tifozë.
Pra, Ballkani mbanë pozitën e parë me 41 pikë, i ndjekur nga Drita që ka 40 pikë, e Prishtina stacionohet në vendin e katër me plotë 38 sosh./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.