Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot në Prevallë.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se qeveria ka draftuar një program që do t’ia transformojë jetën njerëzve në Kosovë.
Ka thënë se do ketë investime në edukim, ekonomi, hapjen e vendeve të reja të punës si dhe në drejtësi, që sipas tij këti janë prioritetet kryesore të qeverisë së tij.
“Sot, qeveria që Kosova e votoi masivisht në zgjedhjet e 6 tetorit e që u votua në Kuvend më 3 shkurt, draftoi një program që do të transformojë jetën e njerëzve. Investime në edukim, hapjen e vendeve të reja të punës, reformën në sistemin juridik, janë disa nga prioritetet tona”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Mbledhja e sotme e Qeverisë ishte gjithëditore, teksa në të nuk u diskutua për pikën kryesore të ditëve të fundit, heqjen e taksës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.