×
  • Sport
  • Sport

    Reagojnë Plisat: “Shehri o i madh, mu krahasu me livadh”

    Reporteri
    01 Mars 2020 | 8:38

    Pas debatit në emisionin Favorit në T7 në mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Ballkanit, ku ndihmëstrajneri i Ballkanit i kishte thënë stadiumit të Prishtinës “livadh” pas Debatik Currit që theksoi se stadiumi “Fadil Vokrri” është i madh për Ballkanin, kanë reaguar Plisat pas ndeshjes që përfundoi baras, 0:0.


    “Shehri o’ i madh, mu krahasu me livadh!”, shkruhet në një postim të Plisave në Facebook.

    Për Ballkanin, barazimi 0-0 në ‘Fadil Vokrri’ është si një fitore sepse pavarësisht se ka marrë vetëm një pikë.

    Vazhdon të jetë lider në IPKO Superligë me 41 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Prishtina që ndanë vendin e tretë me Gjilanin, me nga 38 pikë. /Gazeta Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!