Futbollisti i Liverpoolit, Andy Robertson ka kërkuar falje për humbjen e Liverpoolit në ndeshjen e djeshme kundër Watford.
“Kishim dy shanse të mira por mirëpo nuk ishim afër sa duhet” tha Robertson.
“Ne vetëm mund të kërkojmë falje për këtë performancë. Varet nga ne që ta kalojmë këtë. Deri në këtë pik ka qenë një sezon fantastik, por sot nuk ishim Liverpooli që të gjithë e kanë parë’ vazhdoi futbollisti.
Po ashtu ai tha që varet nga kjo skuadër që të rikthehen pas kësaj humbje sepse kjo do të ishte mënyra e vetme që kjo skuadër t’i afrohet objektivave të synuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.