Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka bërë homazhe të luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Ai tha se Qerimi do të mbetet përherë një kujtimin tonë si luftëtar i lirisë, e se liria nuk vritet, përcjell Indeksonline.
“Baba Haxha dhe Nëna Nurije nuk kanë mundur të mendojnë e as paramendojnë, që djali të cilin e kishin edukuar për çlirim e atdhe, do t’iu vritet mbi dy dekada pas çlirimit nga dora vrastare që s’e do atdheun. Qerimi do të mbetet përherë në kujtimin tonë si luftëtar i lirisë, e liria nuk vritet”, ishin fjalët e Kurtit.
Kujtojmë që trupi i Qerim Kelmendit u gjet në fshatin Zahaq-Pejë, brenda një veture, e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.