×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe befason të gjithë me lëvizjet dhe driblimin e tij

    Reporteri
    01 Mars 2020 | 14:02

    Kylian Mbappe ka mahnitur me aftësitë e tij në fitoren e Paris Saint-Germain kundër Dijon të shtunën në Ligë 1.


    Sulmuesi francez shënoi dy herë në triumfin 4:0 të liderit PSG-së Stade des Princes në Paris, shkruan Gazeta Express.

    Por më shumë se golat, në sy ranë aftësitë e tij dribluese, që bënë bujë në rrjetet sociale pas ndeshjes.

    Në minutën e 26-të, Mbappe i kaloi dy futbollistë duke ua futur topin mes këmbëve.

    Së pari Julio Tavaresit e menjëherë pas tij edhe Michael Alphonses.

    Kjo ia fitoi ekipit të tij një korner dhe u komentua shumë si diçka që është parë vetëm nga i madhi Ronaldinho.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!