Pamjet nga Siria ku shihen fëmijët teksa luajnë mes rrënojave janë bërë të zakonshme. Mirëpo, pamja e tillë kur shihet në një qytet të Kosovës, duket befasuese.
Ky vend ndodhet jo më larg se Suhareka, shkruan Reporteri.net.
Ishte gushti i vitit të shkuar kur kryetari Bali Muharremaj e përuroi dhe iu gëzua shtimit të një parku.
Një park tjetër për qytetarët…
E vetëm pesë muaj më pas, pamje ndryshoi tërësisht. Fëmijët luajnë mes mbetjeve të një muri që u rrënua.
Për këtë kishte reaguar edhe opozita, e cila kishte kërkuar nga autoritetet që t’i largojnë mbetjet.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.