Juventus ka anuluar të gjitha seancat stërvitore dhe ka vendosur të gjithë ekipin e tyre nën 23 vjeç në karantinë mbi frikën e koronavirusit, sipas raportimeve.
Zonja e Vjetër njoftoi vendimin pasi u zbulua se ekipi i të rinjve luajti me skuadrën e Seria C, Pianese, ku tre lojtarë dhe menaxheri i skuadrës së tyre testuan pozitiv për virusin.
Raportohet se asnjë lojtar i Juventusit deri më tani nuk ka përjetuar ndonjë simptomë të Covid-19, transmeton lajmi.net.
Por skuadra e të rinjve do të qëndrojë në shtëpi deri të paktën 8 mars me raportimin e Forbes se stërvitjet e skuadrës së parë të Juves janë anuluar.
Ndalimi do të vazhdojë deri në njoftimin e mëtutjeshëm pas anulimit të ndeshjes së tyre në Serie A me Interin.
E gjithë skuadra Pianese është vendosur në izolim pas diagnozës dhe ekipi mjekësor i Juve po i vëzhgon me vëmendje Ronaldon dhe shokët e tij të ekipit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.