Lyoni e mposhti në mesjavë Juventusin me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 në Ligën e Kampionëve
Kjo humbje ishte e befasishme për Juventusin pasi po kalonte në një formë të mirë, shkruan Reporteri.net
Ronaldo dështoi për herë të parë të shënonte në vitin 2020 me fanellën e Juventusit.
Lyoni kishte shënuar golin e parë dhe të vetmin në këtë takim në minutën e 31-të me anë të Tousart, ndërsa pak para se futbollistët të hynin në fushë për pjesën e dytë, kamerat kapën Ronaldon dhe Dybalan duke biseduar.
Dybala: “Exactly, they never pass the ball”.
Ronaldo: “Yes, the second ball never comes”. https://t.co/s5YZCWaN5l pic.twitter.com/WurrpvUbAB
— CR7 (@Cr7Laportista) February 29, 2020
Dybala: “Pikërisht, ata kurrë nuk e kalojnë topin”.
Ronaldo: “Po, topi i dytë nuk vjen kurrë”
Kjo ishte biseda ndërmjet dyshes së Juventusit që ishin të pakënaqur me lojën që u bë gjatë pjesës së parë.
Ndryshe, ndeshja e kthimit do të luhet më 17 mars në stadiumin e Juventusit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.