×
  • Sport
  • Sport

    FFK e qeveria pritet që së shpejti të takohen për stadiumin Nacional

    Reporteri
    01 Mars 2020 | 17:55

    Ndërtimi i stadiumit Nacional të Kosovës, pritet të shkaktojë zhurmë mes Qeverisë aktuale Kurti dhe ish-qeverisë Haradinaj.


    Kjo pasi, dikush preferon Koreticën e Drenasit e dikush preferon Bërnicën e Prishtinës, varësisht edhe prej përcaktimeve politike që kanë, shkruan Reporteri.

    Reporteri.net, sot ka kontaktuar me ministren e Sportit Vlora Dumoshin, e cila tha se ende nuk ka një vendim final për lokacionin e stadiumit.

    “Asnjë vendim nuk është marrë, vendimet janë publike, jemi në fazën e programit që do të prezantohet, në ditët në vazhdim do të shohim , çdo vendim do të jetë do të bëhet transparent. Kudo që bëhet stadium është i nevojshëm për Kosovën”, ka deklaruar Dumoshi për Reporteri.net.

    Ndërkaq, redaksia jonë ka biseduar edhe me sekretarin e FFK-së, Eroll Salihun, i cili tha se stadiumi është jetik për djelmoshat e Kosovës dhe se pak rëndësi ka se ku përcaktohet lokacioni.

    “Ne kemi qenë tek stadiumi edhe me ministren e re të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshin, atje vetëm i kemi uruar asaj detyrën. Për stadium ende nuk kemi biseduar e kemi lënë të flasim më vonë”, tha sekretari i FFK’së, Eroll Salihu.

    “Për ne rëndësi nuk ka fare se ku vendoset lokacioni, pasi Kosova është e vogël, por rëndësi ka që ne si Federatë t’i përmbushim kërkesat e tifozëve që janë shumë të mëdha.

    Salihu, shkon tutje, ku thotë se ky stadium duhet të ndërtohet sa më shpejtë, kjo për t’i përmbushur kërkesat e tifozëve që janë në numër të madh.

    “Ju e dini vet se sa është interesimi i tyre për ta shikuar Kombëtaren e Kosovës, kështu që ne shpresojmë që puna të ec sa ma mirë dhe ta kemi stadiumin”, përfundoi ai.

    Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës, ndeshjet i zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” që ka një kapacitet prej 13 mijë ulëseve, e që nuk i plotëson kërkesat e “Dardanëve”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!