×
  • Sport
  • Sport

    Ministrja Dumoshi flet për Stadiumin Kombëtar, në Drenas a në Prishtinë?

    Reporteri
    01 Mars 2020 | 17:16

    Lokacioni për ndërtimin e stadiumit të Kombëtares së Kosovës kishte përplasur jo pak në fund të vitit të kaluar pushtetarët dhe opozitën e tanishme.


    Dikush preferon Koreticën e Drenasit e dikush preferon Bërnicën e Prishtinës, kjo varësisht edhe prej përcaktimeve politike që kanë.

    Ish-qeveria “Mustafa”, kishte marrë vendim që stadium të ndërtohet në Bënicë, por pasi erdhi qeveria “Haradinaj”, e ndryshoi lokacionin, duke e zhvendosur në fshatin Koreticë të Drenasit.

    Dhe pasi LDK është pjesë e qeverisë “Kurti”, gjasat që të ndryshohet lokacioni, pra të kthehet ndërtimi i stadiumit në Bërnicë janë të mëdha.

    Dhe kjo bëhet edhe më e mundshme nëse kihet parasysh deklarata e Lumir Abdixhikut nga LDK (tani ministër i Infrastrukturës) i cili kishte thënë në dhjetor të vitit të kaluar se “VV e LDK Gjatë bisedave kemi vendosur që stadiumi i kombëtares së Kosovës të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës dhe jo në Koreticë të Drenasit”.

    Ndaj kësaj deklarate kishte reaguar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili i kishte thënë Abdixhikut, “mos e vokë atë ujë”.

    Kurse deputeti aktual i PDK-së, Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi pas deklaratës së Abdixhikut bërë në dhjetor të vitit tӕ kaluar, kishte thënë për Reporteri.net se “shkelet ligji nëse ndryshohet lokacioni”.

    Lidhur me këtë çështje Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar ministren e Kulturës , Rinisë dhe Sporitit, Vlora Dumoshi, e cila ka thënë se ende qeveria e re nuk ka marrë një vendim nëse do ta ndryshojnë lokacionin e vendosur nga ish-qeveria e kaluar për ndërtimin e stadiumit.

    “Asnjë vendim nuk është marrë, vendimet janë publike, jemi në fazën e programit që do të prezantohet, në ditët në vazhdim do të shohim , çdo vendim do të jetë do të bëhet transparent. Kudo që bëhet stadium është i nevojshëm për Kosovën”, ka deklaruar Dumoshi për Reporteri.net.

    Kosova, aktualisht ka vetëm një stadium i cili i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve të kombëtarëve e ai është stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, që ka një kapacitet prej 13 mijë ulëseve, kapacitet ky që assesi nuk i plotëson kërkesat e shumta të tifozëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!