Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër lidhur me grabitjen e bujshme në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, ku persona të armatosura morën miliona Euro të bankave në momentin kur po ngarkoheshin në aeroplan.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka fajësuar koncesionarin kinez të sigurisë që dështoi të përmbushë standardet.
Kreu i qeverisë shqiptare bën me dije se nuk do të pranohet asnjë justifikim i koncesionarit dhe shteti do të marrë përsipër kontrollin e sigurisë të të gjithë perimetrit të aeroportit në Rinas.
“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania, po do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.