×
  • Lajme
  • Lajme

    Frika nga koronavirusi, sonte në Aeroportin e Prishtinës kontrollohen udhëtarët e ardhur nga Italia

    Reporteri
    01 Mars 2020 | 20:48

    Ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF Obiliq, Inspektoratin Sanitar të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sonte nga Verona e Italisë.


    Sipas protokoleve të OBSH dhe ECDC dhe te asnjëri nga udhëtarët nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes.

    Të gjithë udhëtarët janë rekomanduar:

    1.Të qëndrojnë në shtëpitë e veta;

    2.Të evitojnë kontaktet e afërta me persona;

    3.Të evitojnë pērshëndetjen me shtrëngimin e duarve;

    4.Të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve.

    5.Në rast të shfaqjes së temperaturës, kollitjes apo vështirësive në frymëmarrje duhet të paraqiten te mjeku i familjes me historikun e udhëtimit.

    Ndryshe, deri në orën 17:00 të ditës së sotme 1 mars, në Itali janë konfirmuar 34 viktima dhe 1,577 persona të infektuar nga koronavirusi.

    Ndërkohë 83 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 739 pacientë ndodhen të shtruar në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!