×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës shpërndanë mbi 500 pajisje ndihmëse për persona me aftësi të kufizuar

    Reporteri
    01 Mars 2020 | 20:59

    1 Marsi njihet si Dita Ndërkombëtarëve e Përdoruesve të Karrocave. Kjo datë u shënua edhe në vendin tonë me moton, “Mos ma kufizo lëvizjen”.


    Prej orës 12:45, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë u panë shumë përdorues karroce me sllogane të ndryshme në duar, dhe të cilat sot u shoqëruan edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, shkruan Indeksonline.

    Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në Facebook ka treguar se sot janë ndarë mbi 500 pajisje ndihmëse për persona me aftësi të kufizuar.

    Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

    Sot në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocava së bashku me përfaqësues të HANDIKOS dhe HANDICAP Kosova e kemi bërë shpëndarjen e dhjetra karrocave dhe veturave elektrike. E gjithë kjo falë një donacioni të mbi 500 pajisjeve ndihmëse për persona me aftësi të kufizuar që e kemi pranuar nga Norvegjia.

    Në emër të Komunës së Prishtinës dua të shpreh mirënjohjen e madhe për Shoqatën Fehmi Agani në Arendal, Norvegji, si dhe aktivistin e saj të jashtëzakonshëm, Besnik Ramadani. Falë kësaj ndihme mbi 500 persona me aftësi të kufizar do kenë një jëtë më të lehtë.

    Ju faleminderit shumë e i gëzofshi!

    https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159484827572166

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!