×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët në Obiliq ankohen se KEDS-i nuk po ua merr parasysh kërkesat

    Reporteri
    01 Mars 2020 | 23:33

    Raportime të shpeshta ka pasur për probleme me energji elektrike shkaku i shtyllave të vjetra, që në shumë raste kanë rrezikuar jetën e banorëve të disa qyteteve e fshatrave në vend.


    Me një problem të tillë po përballen edhe banorët e rrugës “11 Qershori”, në qytetin e Obiliqit.

    Sipas Nebih Preniqit nga kjo lagje, ekipet e KEDS-it këtu hapën vetëm disa gropa vitin e shkuar, dedikuar vendosjes së shtyllave nga betoni të cilat kompania nuk i vendosi asnjëherë.

    Preniqi tha se përkundër ankesave, kërkesat e banorëve nuk u morën parasysh asnjëherë, ndërsa shtoi se më të rrezikuarit nga kjo gjendje e krijuar mbesin fëmijët.

    Me gjendjen aktuale në këtë lagje nuk pajtohet as Adem Shala, i cili thotë se kjo pjesë ka nevojë urgjente për intervenim.

    Për problemin e banorëve të kësaj lagjeje televizioni ka pyetur zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili gjatë ditës nuk ka kthyer përgjigje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!