Ishte bërë goxha zhurmë kur 6 muaj më parë, kalldrëmi u mbulua me asfalt në një rrugë në Stantërg të Mitrovicës.
Por, siç duket kockat 80 vjeçare nuk po duan të fshihen nën të.
Kështu, vetëm pas pak kohësh, ato dolën sërish në sipërfaqe, e kjo sipas banorëve për shkak të cilësisë së dobët të asfaltit.
Me që kjo rrugë bënë pjesë në rrugët nacionale dhe mbikëqyret nga Ministria e Infrastrukturës, për këtë asfaltim nuk ishte lajmëruar fare Komuna e Mitrovicës.
Por, në dikasterin e rrugëve, që në kohën kur u shtrua asfalti ishte nën udhëheqjen e Pal Lekajt, thonë se nuk kanë informata se rruga e re ka pësuar dëmtime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.