Sot, në orën 17:00 mbahet tubimi i thirrur nga presidenti shqiptar Ilir Meta, që siç argumenton ai, ka synim çmontimin e grushtit të shtetit.
Tubimi do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ndërsa pritet të ketë pjesëmarrje jo vetëm nga Shqipëria.
Prej ditësh, kreu i shtetit ka publikuar videomesazhe nga bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë shprehur se do të marrin pjesë në tubimin e kreut të shtetit në mbrojtje të Kushtetutës.
Edhe partitë politike opozitare, krerët e tyre si Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, pritet të jenë në tubim, pavarësisht se ata pritet të mos flasin.
Meta ka publikuar fakte të reja, që sipas tij vërtetojnë tentativën për “grusht shteti” nga shumica, raporton TCH.
Meta e ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se ka tentuar të përvetësojë kompetencat e presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetute.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.