×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Shpërndahen 500 pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 9:15

    Në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocave, Komuna e Prishtinës së bashku me përfaqësues të HANDIKOS dhe HANDICAP Kosova, sot kanë shpërndarë 500 pajisje për persona me aftësi të kufizuar.


    Këtë e bëri të ditur Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

    “E gjithë kjo falë një donacioni të mbi 500 pajisjeve ndihmëse për persona me aftësi të kufizuar që e kemi pranuar nga Norvegjia”.

    “Në emër të Komunës së Prishtinës dua të shpreh mirënjohjen e madhe për Shoqatën Fehmi Agani në Arendal, Norvegji, si dhe aktivistin e saj të jashtëzakonshëm, Besnik Ramadani. Falë kësaj ndihme mbi 500 persona me aftësi të kufizuar do kenë një jetë më të lehtë”, ka shkruar Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!