Emrat e rreth 150 personave u shpallën në listën përfundimtare për t’u bërë minatorë në “Trepcë” përmes një konkursi ku kishin aplikuar mbi 1000 persona.
Pas shpalljes së rezultateve nisën disa protesta kundër të pranuarve. Njerëzve që protestonin për ta anuluar konkursin, kryeministri Albin Kurti u kishte premtuar se do të marrë masa, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, tani janë rreth 150 persona që ishin në listën e të pranuarve që janë ngritur në protestë. Ata i kanë zënë derën kryeministrit dhe po kërkojnë që të mos anulojë konkursin, pasi thonë se nuk mund të bëhen viktima për 4 ose 5 persona.
Nga Qeveria, zëvendëskryeministri Haki Abazi i ka pranuar protestuesit. Katër nga ta u futen në ambientet e Qeverisë për të dorëzuar ankesën e tyre.
Ndërkohë, rreth 50 praktikantë që janë nga familjet që kishin humbur jetën gjatë punës në Trepcë, janë futur në grevë. Ata ishin pranuar tani në punë të rregullt, pasi punuan mbi 1 vit si praktikant./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.