×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti arrin në Kuvend, për pak nis seanca për taksën

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 11:17

    Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, në lidhje me paralajmërimin për heqjen e tarifës 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.


    Seanca pritet të fillojë në ora 11:00 e iniciuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, si dhe me mbështetje të partive tjera opozitare ku do të diskutohet mbi taksën 100% mbi produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe me protesta ta kundërshtojë heqjen e taksës.

    Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jetë prezent në seancën e sotme që mbahet për taksën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!