×
  • Sport
  • Sport

    Shoku i Ronaldos zbuloi diçka interesante mbrëmë nga “Bernabeo”

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 13:13

    Cristiano Ronaldo ishte i pranishëm dje në “Santiago Bernabeu” për El Clasico dhe ishte dëshmitar i fitores 2-0 të Real Madrid ndaj Barcelona.


    Me golin e shënuar nga Vinicus dhe Rodrigo, Reali mposhti Barcelonën dhe kapi kreun e tabelës në La Liga, shkruan Reporteri.net.

    Prezenca e Ronaldos në “Bernabeo” befasoi të gjithë, por deklarata e shokut të tij edhe më shumë, ku tha se CR7 dëshiron rikthimin në Real.

    “Unë e di sigurt se Cristiano e dëshiron rikthimin në Real Madrid. Ai u emocionua shumë kur shënoi Viniciusi”, tha ai.

    “Tani ai aktualisht është i përqendruar te Juventus, por në futboll, kurrë mos thuaj kurrë. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Askush nuk mund ta dijë”, tha miku i tij Edu Aguirre./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!