Fatmir Limaj, nga NISMA në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se Kryeministri i Kosovës në vazhdimësi ka pasur premtime.
“Së pari Kryeministri tha se do ta vendosi reciprocitetin dhe pastaj heqjen e taksës, ku këto dy premtime i ka bërë në vazhdimësi” ka thënë Limaj.
Sipas Limajt kjo është një ofensivë në qëndrimin politik dhe se Kurti ka humbur mundësinë e negocimit. Gjithashtu Limaj theksoi se Kurti ka prioritet problemet e tij por kjo ato të Kosovës, shkruan Reporteri.net
“Për ju kryeministër është ekonomia dhe korrupsioni“, tha Limaj.
Limaj i bënë thirrje Kurtit që ti lejë këto aktrime dhe ti kthehet seriozitetit sepse ai dhe partia e tij dëshirojnë një qeverisje më të mirë.
Limaj po ashtu i ka bërë thirrje kyreministrit Kurti që të marrë detyrën e tij.
“Po del e po bërtet që Hashimi nuk ka me drejtu dialogun po unë, po çu atëherë, çu merre detyrën”, ka thënë ai.
Po ashtu Limaj ia ka bërë të ditur Kurtit se do të shkojë në dialog sapo të hiqet taksa.
“Taksa është ba problem i dialogut dhe për këtë don me heke taksën”, tha Limaj.
Limaj tutje shtoi se nuk mirren vendime pa negociuar me Washington-in e BE-në.
Fatmir Limaj foli edhe për masat e reciprocitetit dhe sipas tij, është ditur se Kurti nuk do të mundet asnjëherë që të vendosë kto masa.
Ai tha më tej se gjithë jeta politike e Albin Kurtit është “Krejt ose asgjë” dhe kjo sipas tij nuk është gjë e mençur./Reporteri.net