×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i përgjigjet Limajt: Kur po mblidheni bashkë nuk po e gjeni Serbinë, por vendimet e qeverisë

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 13:54

    Kryeminstri i vendit, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Nisma për Kosovën, Fatmir Limajt.


    Ai është shprehur se kur opozita është mbledhur bashkë kundër Kurtit, nuk e kanë gjetur Serbinë, por vendimet e qeverisë së tij, ajo e shkarkimit të bordeve dhe fillimin e procesit të vettingut.

    “Vendimet e Qeverisë së Kosovës nuk kanë të bëjnë me Serbinë asnjo, ju kur mblidheni basgkë aty nuk e gjeni Serbinë, e gjeni fillimin e vettingut, shkarkimin e bordeve, këto i gjeni në venedimet e qeverisë sonë, e jo Serbinë e raportet me të”

    “Unë e marrë detyrën që ma ka dhënë populli i Kosovës e jo që ma ka dhënë dikush tjetër, qeveria i përgjigjet këtij populli prej të cilit buron e jo dikujt tjetër.

    Kur unë po them se nuk është çasje e mirë o krejt o hiq, ose tash o kurrë, po them se plani nënkutpon qe kemi qëllime e parime”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!