×
  • Sport
  • Sport

    Maqedoni e Veriut – Kosovës | FFM tregon se a do të shtyhet ndeshja

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 13:59

    Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Faton Zylbehari, ka thënë se nuk ka ndonjë vendim për shtyrje të ndeshjes së plejofit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.


    Ndeshja e playofit të Ligës D të Ligës së Kombeve do të zhvillohet në Shkup më 26 mars.

    Është raportuar se shkaku i përhapjes së koronavirusit, mund të vijë edhe shtyrja e ndeshjes për një datë të mëvonshme.

    Mirëpo, Zylbehari thotë se nuk është marrë ndonjë vendim i tillë.“Ne si federatë jemi në kontakt të vazhdueshme me gjitha institucionet relevante qoftë vendore apo ndërkombëtare.

    Sigurisht se do të vepronim në pajtueshmëri me rekomandimet eventuale që kanë interes shoqëror.

    Deri në këtë moment nuk ka diçka të tillë dhe ne vazhdojmë të punojmë me intensitet të shtuar për organizim sa më të mirë të ndeshjes së 26 marsit. Nëse ndërkohë vjen ndonjë rekomandim për ndryshim, sigurisht se opinioni do të njoftohet në kohë reale”, ka deklaruar Zylbehari për Koha.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!