Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka raportuar 12 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e rritur në 66 numrin e përgjithshëm të viktimave në republikën islamike.
Deri më tash, në Iran janë infektuar 1501 persona.
Televizioni shtetëror njoftoi se në mesin e personave të vdekur së fundi është edhe një anëtar i një këshilli që është i lidhur me liderin suprem të Iranit, shkruan Free Europe, transmeton Reporteri.net.
Me koronavirus tashmë janë infektuar edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, përfshirë nënpresidentin, Masumeh Ebtekar, dhe kryetarin e një task-forcë qeveritare për koronavirusin, i cili para se të infektohej ishte përpjekur që ta nënvlerësonte rrezikun nga sëmundja.
Ekspertët shëndetësor thonë se shkalla e vdekshmërisë së personave të infektuar me koronavirus në Iran – rreth 5.5% – është shumë më i lartë se në shtetet e tjera, duke lënë të kuptohet se numri i të infektuarve është shumë më i madh se shifra zyrtare.
Ndryshe, zëdhënsi i Ministrisë së Jashtme, Abbas Musavi, e hapi një konferencë për gazetarë duke e refuzuar ofertën për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, të cilën e kishte bërë zyrtarisht sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.