×
  • Sport
  • Sport

    Raporti i fundit për vdekjen e Sala do të publikohet me 13 mars

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 17:37

    Zyra britanike e hetimit të aksidenteve ajrore, konfirmoi të hënën pasdite se raporti i saj i fundit për rrëzimin e helikopterit të Emiliano Sala dhe pilotin e tij, do të publikohet me 13 mars.


    Raporti i fundit i AAIB-së për rrëzimin fatal të aeroplanit ndaj Emiliano Sala dhe pilotit të tij, David Ibbotson (trupi i të cilit nuk është gjetur ende) do të botohet të premten me 13 mars, shkruan Lequipe, përcjellë Reporteri.net.

    Ky prezantim do të pasohet nga një konferencë për shtyp në prani të hetuesve, ku do të shpalosen edhe detajet të reja.

    Që nga vdekja aksidentale e ish-sulmuesit argjentinas të FC Nantes më 21 janar 2019, AAIB kishte botuar dy raporte të përkohshme, vitin e kaluar, në shkurt dhe më pas në gusht, e ky do të jetë raporti i tyre zyrtar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!