×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi thotë se Presidenti nuk ka mandat për të negociuar me Serbinë

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 18:07

    Zëvendëskryeministri i dytë Haki Abazi ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi nuk ka mandat që të negociojë me Serbinë.


    Në seancën e thirrur në Kuvend, Abazi ka theksuar se vetëm Qeveria ka mandat kushtetues që të negociojë me Serbinë.

    “Është hera e parë e imja që po flas në këtë institucion të nderuar. Duke i përcjellë fjalimet e të gjithëve me shumë respekt dua t’i diskutoj disa aspekte”.

    “Presidenti nuk ka mandat për të negociuar me Serbinë dhe kjo është çështje që i tejkalon të gjitha përmasat. Vetëm Qeveria ka mandat kushtetues që të negociojë me Serbinë”.

    “Nevoja për t’u ulur me përfaqësuesit e vendit është urgjencë e jashtëzakonshme dhe këtë gjë duhet ta bëjmë secili prej nesh”.

    “Çështja thelbësore është kthimi i Presidentit në vend që të ulet dhe ta largojë rrezikun me të cilin është duke u ballafaquar vendi”.

    “Kjo nuk është hera e parë që vendit i janë krijuar befasi. Është po e njëjti rast sikurse me Gjykatën Speciale. Ka edhe dhjetëra raste tjera kur është manipuluar për interesat e një personi të vetëm”.

    “Nuk ma merr mendja se duhet të analizohet marrëdhënia jonë me SHBA-të sepse ajo është e paprekshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!