×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpaloset banderola ku është e shkruar kërkesa e popullit

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 18:34

    Teksa Presidenti Ilir Meta mori fjalën në protestën që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes protestuesve u shpalos një banderolë e madhe ku shkruhet: “Populli kërkon shpërndarjen e Parlamentit”.


    Meta ka paralajmëruar më parë se nëse populli ia kërkon, ai do të firmosë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit. Firmosja e një dekreti tashmë konfirmohet, por jo përmbajtja e tij, shkruan Fjala.al.

    Nuk dihet ende nëse Presidenti Meta do të firmosë për shpërndarjen e Parlamentit pasi shumë ekspertë theksojnë se kjo nuk është një e drejtë e tij Kushtetuese.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!