×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Albin Kurti thirri mendjes e merr përgjegjësi, nuk je më opozitar

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 18:58

    Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë sot në seancën për tarifën ndaj Serbisë se kryeministri Albin Kurti duhet të marrë përgjegjësi e mos të sillet akoma si opozitar.


    “T’i lëmë muhabetet e kota e argumentet e lodhta, se krejt këtu e dijmë që mbi të gjitha, sot është një arsye shumë e madhe pse duhet me u suspendu taksa menjëherë. Shtrëngohuni ju të koalicionit edhe folni drejt që arsyeja e vetme meritore për me e heqë taksën është kërkesa e SHBA-ve. Kaq! Puna është e thjeshtë. Vendimi është i juaji. Ose e hiqni taksën dhe jeni në linjë me Amerikën ose nuk e hiqni taksën dhe pozicionoheni kundër Amerikës. Ose, siç thotë Albin Kurti, Amelikes Amelikes. Se kohëve të fundit po e përmend me pak më shumë respekt se përpara”, tha Krasniqi.

    “Kosova s’guxon me vazhdu me aventura në raport me partnerët ndërkombetarë e më së paku me Amerikën. Thirri mendjes Kryeministër, kudo qofsh tash, e merr përgjegjësi shtetërore se nuk je më opozitar. Nuk priten prej teje analiza e vjersha, po vendime e veprime. Mos e rreziko Kosovën me qenë në anën e atyre që s’e kanë mbështetjen e Amerikës. Shërbimi më i madh që mundet me ju ba Serbisë dhe Vuçiqit sot është nëse sot vepron kundër kërkesave amerikane”, tha Memli Krasniqi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!