×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj – VV’së: Shumë mirë që keni ndryshu, keq që e keni mashtru popullin

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 19:23

    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur sot lidhur me veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje.


    Haradinaj ka thënë se Vetëvendosje ka bërë mirë që ka ndryshuar, por kanë gabuar pasi që sipas tij e kanë mashtruar popullin, shkruan Reporteri.net.

    Gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga deputetët e AAK-së, ai ka replikuar mjaft shumë me deputetët e pushtetit aktual.

    Me i dëgju vjerëshat e disa deputetëve, shumë mirë po tingëllojnë… Por po filloj te demarkacioni. Demarkacionin e kemi kundërshtu bashkë dhe kemi arrite me nxjerrë një marrëveshje mes dy presidentëve, që specifikon korrigjimin e kufirit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit”, ka thënë Haradinaj.

    Po ashtu i pari i grupit parlamentar të partisë opozitare, AAK, ua bëri me dije qeverisë Kurti se nuk janë shoqëri civile e as organizatë joqeveritare, por janë pjesë e Parlamentit dhe udhëheqin me Qeverinë.

    Pikërisht, e kemi shkarkuar një komision, e kemi emëruar një komision të ri dhe z. Shpejtim Bulliqi, deputetin e VV-së, e kemi emëru kryetar të këtij komisioni, që është i miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe është obligim ligjor për t’u zbatuar ai ligj”, ka shtuar ai.

    Sa i përket ndryshimeve, keni ndryshu në flamur, keni ndryshu në himn, keni ndryshu në kërkimfalje ndaj Serbisë – keni thënë se nuk ulemi pa të, jeni ulë, keni ndryshu qëndrim në Listën Srpska, i thoshit çetnike, nuk janë bash çetnike tash, keni ndryshu në Isa Mustafën, e keni quajte Putin, shpiun e tradhtar, tash profa burrë i mirë”, ka thënë mes tjerash Haradinaj./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!